A mund t’i zëvendësoj ilaçet akupunktura?

Mjekësi alternative

A mund t’i zëvendësoj ilaçet akupunktura?

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:11
Akupunktura

Akupunktura mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet nga lëndimet e përsëritura, kjo të paktën kështu është thënë bazuar në një studim të ri.

Aktualisht pacientët që kanë dhimbje në kyçin e dorës – që është më e shpeshtë tek personat që punojnë në zyrë – trajtohen me fizioterapi apo ndërhyrje kirurgjike.

Kjo shkaktohet nga një nerv në kyçin e dorës i cili ngushtohet dhe më pas alarmon zonën e trurit që lidhet me ndjeshmërinë.

Mirëpo sipas këtij hulumtimi shkencëtarët kanë gjetur që akupunktura ndihmon trurin që të luftoj këto dhimbje dhe ndjesinë e keqe.

Pjesëmarrësit e këtij studimi janë trajtuar me elektro-akupunkturë –metodë që përdorë elektricitetin për të gjeneruar impulse – në dorën ku kishin dhimbje, si dhe akupunkturë “mashtruese” – ku dora e lënduar është trajtuar me injeksione placebo.

Të dy grupet e pacientëve kanë deklaruar që simptomat e tyre janë përmirësuar dukshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat