Ja efektet shëruese të çajit të kamomilit

Mjekësi alternative

Ja efektet shëruese të çajit të kamomilit

Më: 5 mars 2017 Në ora: 07:21
Ilustrim

Çaji i kamomilit është çmuar ndër shekuj për aftësitë e tij lehtësuese dhe qetësuese. 

Mjafton një filxhan i tillë dhe shumë prej shqetësimeve që mund të keni do të zhduken. 

Pirja e një filxhani çaj kamomil (ose thjesht gargar me çaj të ftohtë kamomili) trajton të gjitha problemet me mishrat e dhëmbëve. 

Çaji i kamomilit lehtëson dhimbjet e barkut dhe qetëson problemet që lidhen me aparatin tretës. 

Nëse keni probleme me tretjen çaji i kamomilit mund të relaksojë muskujt duke ndihmuar në trejten e ushqimit. 

Çaji i kamomilit mund të jetë një trajtim efektiv për diarrenë - madje edhe për fëmijët e vegjël . 

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrale, të sigurtë për të lehtësuar dhimbjet menstruale provoni këtë çaj bimor.

Kamomili mund të qetësojë pickimin e insekteve, linë e dhenve, plagët, djegiet, skuqjen dhe lëkurën e acaruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat