Përmirësojeni vëmendjen tuaj me këtë kafe

Mjekësi alternative

Përmirësojeni vëmendjen tuaj me këtë kafe

Më: 7 mars 2017 Në ora: 07:22
Ilustrim

Përderisa është zbuluar se kafeja rrit nivelet e energjisë suaj, çokollata e ngrohtë ju ndihmon që të liroheni nga ankthi, kombinimi i të dyjave del të jetë mënyra më e mirë për ta përmirësuar vëmendjen tuaj.

Psikologët nga Universiteti i Georgia-s dhe universiteti Clarkson nga New York-u e kanë projektuar një eksperiment të gjatë një vit në mënyrë që ta zbulojë se si pijet e ngrohta ndikojnë në performancat tona kogntitive, shkruan DailyMail.

“Kakao e rrit qarkullimin e gjakut në tru me ç’rast e rrit vëmendjen dhe njohjen. Ndërsa përdorimi i kafeinës i vetëm mund ta rrisë ankthin” tha Ali Boolani, profesor i terapisë fizike në universitetin Clarkson.

“Ky projekt i veçantë ka gjetur që kakao i zvogëlon efektet ankth-shkaktuese të kafeinës – një arsye e mirë për të pirë “mocha lattes”, vazhdoi ai.

Ky studim u botua në ditarin e BMC Nutrition.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat