Përdorni xhenxhefil për problemet e stomakut

Mjekësi alternative

Përdorni xhenxhefil për problemet e stomakut

Më: 7 mars 2017 Në ora: 22:34
Përbërësit aktiv të xhenxhefilit drejtpërdrejtë ndikojnë në sistemin e tretjes

Xhenxhefili që nga lashtësia është njohur për efektin e tij për trajtimin e problemeve të stomakut, të tilla si: të përzierat, problemet e tretjes, ndjenja e fryrjes etj.

Nuk ka definim të  saktë se si punon xhenxhefili për të lehtësuar të përzierat, por është menduar se përbërësit aktiv të tij drejtpërdrejtë ndikojnë në  sistemin e tretjes.

Roli i xhenxhefilit është i rëndësishëm edhe për gratë shtatzëna. Edhe pse xhenxhefil konsiderohet i sigurtë, bisedoni me mjekun tuaj para se të merrni sasi të mëdha nëse jeni shtatzënë. Disa besojnë se sasi të mëdha mund të rrisin rrezikun e abortit, por aktualisht nuk ka studime që e  mbështesin këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat