Droga që lufton alkoolizmin

Mjekësi alternative

Droga që lufton alkoolizmin

Më: 18 mars 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Disa hulumtues francezë kanë treguar se kanë të dhëna të freskëta se ekziston një lloj droge e quajtur “Baclofen” e që e cila lufton alkoolizmin.

Kjo lloj droge madje nga ta po konsiderohet si mrekullia për t’i shëruar personat që vuajnë nga varësia e alkoolit.

Droga “Bacoflen” ka efekte pozitive” në reduktimin e konsumimit të dozave të larta, vetëm për një vit të trajtimit, thonë rezultatet e shfaqura në një konferencë në Paris.

Për këtë është bërë një provë e quajtur Bacloville, që është bërë me 320 konsumues të mëdhenj, mes moshës 18 dhe 65 vjet, nga maji i vitit 2012 deri në qershor të 2016-ës.

Të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e provës nuk iu është treguar për hulumtimin dhe hapat që kanë marrë, as nuk iu është kërkuar që të largohen nga alkooli.

Dhe rezultati më pas ka qenë se 57 për qind nga ata 320 veta e kanë reduktuar konsumimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat