Bëhet zbulimi më i madh i sëmundjes së tuberkulozit

Mjekësi alternative

Bëhet zbulimi më i madh i sëmundjes së tuberkulozit

Më: 24 mars 2017 Në ora: 15:15
Ilustrim

Shkencëtarët britanikë kanë bërë një zbulim të madh, dhe i pari në botë për diagnozën e tuberkulozit.

Hulumtuesit në Oksford dhe Birmingham, thonë se ky zbulim mund të izoloj variacione të ndryshme të sëmundjes së tuberkulozit, duke e përdorur një proces i cili njihet si sekuencimi i gjenozeve.

 Kjo do të thotë, se pacientët të cilët kanë pritur me muaj të tërë për të marrë ilaçe për tuberkulozin, tani do të diagnositifkohen për vetëm pak ditë.Sekretari i Shëndetësisë, Jeremy Hunt, tha se ky zbulim është një përparim për ta dhe tha se “shpëton jetë”.

Gjithashtu, shkencëtarët thonë se zbulimi i tillë lejon idenfitikimin e ADN-së për mostra të ndryshme në më pak se një javë.

Kjo diagnozë e shpejtë, do të thotë se pacientët mund të shërohen në një periudhë shumë të shkurtër, dhe zvogëlon shanset e përhapjes dhe infektimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat