Kërpudhat janë pastruesi më i mirë i gjakut

Mjekësi alternative

Kërpudhat janë pastruesi më i mirë i gjakut

Më: 1 prill 2017 Në ora: 12:56
Kërpudhat, ilustrim

Konsumimi i vetëm 100 gramëve të kërpudhave në ditë për vetëm një javë, ul nivelin e kolesterolit me 12 për qind, treguan studimet shkencore.

Në të njëjtën kohë, grupi i pjesëmarrësve në eksperiment që në të njëjtën periudhë hëngri rreth 60 g gjalpë në ditë, e rritën kolesterolin për më shumë se 14%.

Grupi i kontrollit që kishin konsumuar të njëjtën sasi gjalpi në kombinim me 100 g kërpudha, kishin ulur kolesterolin për 4%.

Bazuar në këto rezultate, u gjet se kërpudhat janë pastrues të përsosur të gjakut.

Nutricionistët i quajnë ato “mish i pyjeve”, sepse përveç shijes së këndshme dhe aromës, posedojnë vlera të jashtëzakonshme biologjike.

Ato kanë pothuajse të njëjtën cilësi e si mishi i kafshëve, përmbajnë deri 91% ujë dhe shumë përbërës mineralë, veçanërisht kalium, dhe pak më pak kalcium, fosfor, hekur dhe magnez.

Veç kësaj, janë të pasura me fibra bimorë dhe përmbajnë vitaminë B2, D dhe C.

Megjithatë, biologjikisht janë veçanërisht të vlefshme për shkak të proteinave, dhe në veçanti aminoacideve të rëndësishme. Është interesante se kërpudhat e freskëta posedojnë dy për qind proteina, ndërsa të tharat 22%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat