Virozat e pranverës – kuroni dhimbjet e fytit me çajra bimorë

Mjekësi alternative

Virozat e pranverës – kuroni dhimbjet e fytit me çajra bimorë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Ndryshimi i papritur i motit, siç po ndodhë tani në këtë periudhë kohore, mund të shkaktojë ftohje në fyt dhe mund të bëjë që shumë njerëz të sëmuren.

Kjo kryesisht shkaktohet nga infeksionet virale, por këto viruse janë shumë ngjitëse e të cilat sipas ekspertëve mjekësor, përhapen shumë shpejt.

Shenja e parë, e cila është simptomë e një viroze të tillë, është zakonisht një gërvishtje apo gudulisje e fytit.

Po ashtu jo vetëm fyti del të jetë problemi shëndetësor si pasojë e ndryshimit të motit.

Ndryshimi i sezonit bën që shumë njerëz të kenë rinite alergjike për shkak të polenit, pluhurit të shtëpisë, merimangave, kafshëve apo ndotësve të tjerë atmosferik. Si pasojë një gjë e tillë mund të shkaktojë infeksion të traktit të sipërm të frymëmarrjes duke çuar në dhimbje të fytit.

Për të trajtuar një problem të tillë shëndetësor janë të nevojshme përdorime të ndryshme të çajrave bimor, derisa nëse keni probleme më serioze duke pasuar me gëlbazë të verdhë apo acarim më të thellë dhe ethe e temperaturë, patjetër që duhet bërë vizitë mjekut derisa të nevojshëm mund të jenë edhe antibiotikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat