Luftoni stresin dhe parandaloni plakjen, konsumoni sa më shumë pjepër

Mjekësi alternative

Luftoni stresin dhe parandaloni plakjen, konsumoni sa më shumë pjepër

Më: 26 prill 2017 Në ora: 07:29
Pjepri

Pjepri është një ndër frutat më të shëndetshëm. Ai njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. Pjepri ka plot vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës. Disa nga vetitë e shëndetshme të pjeprit janë:   Është antistresues   Sipas një studimi kryer në Itali ai atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.   Është antioksidant

Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.   Ndihmon sistemin nervor   Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin.

Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit.   Shëron plagët   Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.   I dobishëm për kockat   Fosfori dhe kalciumi, të cilët gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre.

Nxit qarkullimin e gjakut   Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.   Ndihmon në nxirjen e lëkurës   Për shkak të betakarotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.

Ka pak kalori   Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori.   Nxit aktivitetin e stomakut dhe zorrëve   Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm tranzitin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut.

Vlerat ushqyese   Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat