Si përcaktohet karakteri i fëmijës nga pozicioni që merr në barkun e nënës?

Mjekësi alternative

Si përcaktohet karakteri i fëmijës nga pozicioni që merr në barkun e nënës?

Më: 26 prill 2017 Në ora: 07:51
Ilustrim

E dini se fëmijët podalikë kanë një karakter të veçantë? Disa studime tregojnë se ata janë të vetëdijshëm në lidhje me pozicionin që kanë marrë. Sipas tyre karakteri i bebeve shprehet që në barkun e nënës dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Këtë e konfirmojnë edhe nënat e fëmijëve që kanë lindur me kokën lart.

Si do të jetë karakteri i fëmijëve podalikë?

Sipas studimeve, këta fëmijë do të kenë një karakter tepër të fortë dhe do të jenë tepër të vendosur.
Përse fëmija vendoset në këtë pozicion në barkun e nënës?

Si një ndër faktorët kryesorë konsiderohet anatomia e nënës, kryesisht forma e barkut të saj, pa përjashtuar edhe faktorin gjenetik. Pra nëse prindërit apo vetëm njëri prej tyre ka lindur në të tillë pozicion, mundësitë që edhe fëmija të lindë në këtë mënyrë janë më të mëdha.

Gjithashtu si faktorë të tjerë konsiderohen edhe:
• Duhani;
• Pesha e madhe e marrë gjatë shtatzanisë;
• Faktorë psikologjikë (stresi dhe emocionet e nënës) etj.
Këta fëmijë mendohet se karakterizohen edhe nga kokfortësia. Po ju si mendoni? Si ka qënë karakteri i fëmijës tuaj nëse ka qëndruar në pozicion podalik gjatë shtatzanisë si edhe në momentin e lindjes? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat