Shkencëtarët krijojnë mitrën artificiale

Mjekësi alternative

Shkencëtarët krijojnë mitrën artificiale

Më: 29 prill 2017 Në ora: 07:07
Ilustrim

Foshnjat e lindura para kohe mund të mbahen në jetë në të ardhmen me anë të një “mitre artificiale” që shkencëtarët po planifikojnë ta testojnë tek njerëzit.

Fillimisht ata e kanë testuar tek qengjat ku gjithqka ka ka rezultuar e suksesshme.

Një çantë plastike e mbushur me lëng amniotik – lëngu i pasur në vlera ushqyese që mban fetusit në mitër – krijoi mundësinë e zhvillimit të fetusit qengj për 23 javë.

Foshnjat humane që lindin në javën e 23-të kanë vetëm 15% shanse që të mbijetojnë.

Shanset rriten me 55% në javën e 24-të, ndërsa bebet e lindura në javën e 25-të kanë 80% shanse që të jetojnë.

Gjashtë qengja të lindur para kohe janë përdorur për të testuar versionin e fundit të “pajisjes mbështetëse jashtë-mitrës”.

Hulumtuesit shkencorë besojnë që ky sistem i ri të jetë gati për t’u testuar tek njerëzit brenda 3-5 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat