Shkencëtarët krijojnë retinën e parë sintetike

Mjekësi alternative

Shkencëtarët krijojnë retinën e parë sintetike

Më: 5 maj 2017 Në ora: 16:56
Retina e parë sintetike

Studiuesit kanë zhvilluar retinën e parë sintetike, me inde të buta në laborator.

Kjo retinë përbëhet nga pika të buta të ujit dhe qeliza proteinike të cilat detektojnë dhe reagojnë ndaj dritës, duke krijuar një imazh ngjyre hiri.

Hulumtuesit mund të revolucionarizojnë industrinë e impianteve bionike dhe zhvillimin e teknologjive që kanë nevojë për më pak ndërhyrje, të cilat ndihmojnë me trajtimin e problemeve me sytë, siç janë pigmentimi i retinës, e që mund të çoj deri në verbërim.

Ashtu si fotografia që ka nevoje për pixels për të detektuar dhe për të reaguar ndaj dritës, shikimi varet nga retina për të performuar funksionin e njëjtë.

Retina është e vendosur prapa syrit dhe përmban qeliza proteinike të cilat konvertojnë dritën në sinjale elektrike që udhëtojnë nëpër sistemin nervor.

Kjo nxitë reagimin e trurit, i cili ndërton një imazh të skenës që është duke u parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat