Bakteri i lashtë ndihmon për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve

Mjekësi alternative

Bakteri i lashtë ndihmon për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve

Më: 13 maj 2017 Në ora: 00:07
Ilustrim

Shkencëtarët po studiojnë një patogjen të lashtë për informacion se si mund të luftojnë një baktere rezistente ndaj antibiotikëve në spitale dhe qendra të tjera të kujdesit shëndetësor.

Enterococci i përkasin një grupi prej gjashtë superbakteresh të cilat infektojnë pacientët dhe u rezistojnë antibiotikëve, duke i bërë ata vdekjeprurës.

Shkencëtarët që kanë studiuar familjen e bakterit enterococcus zbuluan se ato u bënë rezistencë ndaj kushteve të vështira të jetesës rreth 450 milionë vjet më parë, shumë më parë se të shfaqeshin dinozaurët.

“Stërgjyshi” i bakterit, i cili u gjet i ngrirë në një copë akulli 30,000 vjeçare, mund të nxirret prej aty dhe të studiohet nga shkencëtarët modernë.

“Bakteret enterococci janë po aq të rrezikshëm sa buburrecët. Janë shumë të vështirë për t’u vrarë. Kështu që ne mendojmë se është pikërisht tipari që zhvilluan bakteret enterococcus për të mbijetuar në tokë që po i bën ata kaq të fortë dhe të aftë për të mbijetuar sot nëpër spitale,” ka thënë Michael Gilmoreit, oftamolog dhe mikrobiolog.

Gilmore thotë se shkencëtarët po studiojnë gjenetikën e patogjenit për të identifikuar mjetet me të cilat mund të luftohet në të ardhmen ky superbakter.

Ai tha se enterococcusi jeton midis qindra baktereve të tjera në aparatin tretës të kafshëve, pa e dëmtuar atë. Në spital, njerëzve u jepen antibiotikë për të luftuar infeksionet, por ilaçi vret gjithashtu bakteret e mira, të cilat mbajnë nën kontroll bakteret enterococcus.

Në këto kushte, superbakteri të cilin ilaçet nuk e kanë vrarë dot, krijon imunitet edhe më të madh. Me kalimin e kohës, bakteret rezistente krijojnë mekanizmat e tyre mbrojtës, përfshirë një shtresë të jashtme të trashë, e cila nuk e bën të vështirë penetrimin e antibiotikëve.

Bakteret rezistent dhe pa asgjë që ta pengojë, mund të futet në gjak apo organet përmes plagëve dhe kateterave. Me t’u infektuar pacientët, nuk u përgjigjen antibiotikëve dhe mund të vdesin nga shoku septik dhe mosfunksionimi i organeve.
Gilmore tha se qëllimi i kërkimit që gjurmon bakteret enterococcus deri në origjinën e tyre parahistorike është që ta zhdukë këtë bakter rezistent nga spitalet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat