Majdanozi, përdorimi për infeksionet urinare, gurët në veshka e kapsllëkun

Mjekësi alternative

Majdanozi, përdorimi për infeksionet urinare, gurët në veshka e kapsllëkun

Më: 21 maj 2017 Në ora: 10:15
Majdanozi

Majdanozi është një erz, gjethet, farat dhe rrënjët e të cilës përdoren edhe në mjekësi. Kjo erz përdoret për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, gurët në veshka, sëmundjet gastrointestinale, kapsllëkun, verdhëzën, kollën, astmën, osteoartritin, aneminë, problemet me gjumin etj. Disa njerëz e përdorin majdanozin direkt në lëkurë, për shërimin e plagëve, për buzët e plasaritura, në rastet kur janë pickuar nga mushkonjat apo edhe për të stimuluar rritjen e flokëve. Majdanozi përdoret edhe në gatime të ndryshme, për t’ju dhënë shije ushqimeve dhe pijeve të ndryshme. Ndërsa farat e majdanozit përdoren si aromatizues në produkte të ndryshme kozmetike, parfume apo sapunë.

Si funksionon?

Majdanozi mund të ndihmojë në stimulimin e oreksit, përmirëson tretjen, rrit prodhimin e urinës, lehtëson ngërçet etj. Përdorimet Ka disa të dhëna shkencore që tregojnë se majdanozi është i mirë për trajtimin e:

•Gurëve në veshka;

• Infeksionet e traktit urinar;

•Plagët në lëkurë;

• Pickimet nga insektet;

•Problemet me tretjen;

• Pastrimin e mëlçisë’

• Astmën;

• Kollës;

• Mbajtjen e lëngjeve dhe ënjtjen në trup (edema);

• Probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë, duhet të bëhen më shumë studime për të përcaktuar efikasitetin e majdanozit për këto përdorime. Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç. Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë. Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat. Gjithashtu, vaji farave të lulediellit i aplikuar në lëkurë është i pasigurt pasi mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit dhe të shkaktojë puçrra.

Masa paraprake dhe paralajmërime

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji Majdanozi në ushqim është mirë, por nëse merret në doza të larta si ilaç, është i pasigurt, sidomos nëse merret gjatë shtatzënisë. Majdanozi është përdorur për të shkaktuar abort dhe për të nisur ciklin menstrual. Përveç kësaj, të dhëna shkencore tregojnë se marrja e An-Tai-Yin, një produkt bimor që përmban majdanoz, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun për defekte serioze në lindje. Nëse jeni shtatzënën, mjaftohuni vetëm me përdorimin e majdanozit në ushqim. Sa i përket ushqyerjes me gji, nuk dihet shumë se sa i sigurt është përdorimi i majdanozit. Është më mirë ta përdorni majdanozin vetëm në ushqim. Diabeti – Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup)

Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup). Kirurgji – Majdanozi mund të ulë nivelet e glukozës në gjak dhe mund të ndikojë tek kontrolli i sheqerit në gjak gjatë dhe pas procedurave kirurgjikale. Ndaloni së përdoruri majdanoz të paktën 2 javë pasi keni planifikuar një operacion.

Doza

Doza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat