Studim i ri: Autizmi mund të trajtohet me një ilaç 100 vjeçar

Mjekësi alternative

Studim i ri: Autizmi mund të trajtohet me një ilaç 100 vjeçar

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:32
Ilustrim

Duke u bazuar në disa studime të fundit, është sugjeruar që autizmi mund të trajtohet me një ilaç që ka qenë prezent për më shumë se 100 vjet.

Ilaçi, i njohur si suramin, që fillimisht është zhvilluar për të trajtuar sëmundjet që lidhen me gjumin, ka dhënë rezultate dramatike pas përdorimit të vetëm një doze.

Këtu përfshihen përmirësim në të folur dhe sjelljet sociale, si dhe aftësitë për t’u përballur me gjëra të ndryshme.

I vetmi efekt anësor ishte një irritim i vogël i lëkurës.

“Ne këtë eksperiment kanë qenë të përfshirë katër fëmijë. Dy gjashtëvjeçarë dhe dy 14 vjeçar, të cilët nuk kishin thënë asnjëherë asnjë fjalë. Një javë pas injektimit të vetëm një doze të suramin, fëmijët që përdoren ilaçin kanë formuar fjalitë e tyre të para në jetë” ka thënë autori i studimit Robert Naviaux.

Suramin është zhvilluar nga shkencëtarët gjerman në vitin 1916, për të trajtuar sëmundjen e gjumit dhe një sëmundje tropikale, të dyja këto që shkaktohen nga parazitët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat