Kështu mund ta përdorni ujin e orizit për bukurinë e lëkurës e flokëve

Mjekësi alternative

Kështu mund ta përdorni ujin e orizit për bukurinë e lëkurës e flokëve

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 15:12
Uji i orizit mund të përftohet nga zierja e dy gotave ujë dhe një gote oriz me nxehtësi të ulët për rreth 20 minuta.

Femrat duket se nuk do të reshtin kurrë së kërkuari “burimin e bukrisë së përjetshme” e deri sa të gjejnë atë do të gjejnë ngushëllim tek kremrat, serumet e shumë të tjera tek përbërësit natyralë.

Jo të gjitha femrat kanë të njëjtën tip lëkure e nevoja, ndaj në vend të këshillave të mikeshave duhet të njihni llojin e lëkurës suaj dhe produktet që ju përshtaten.

Duke qenë se këto të fundit mund të kenë jo pak efekte anësore.

Uji i orizit mund të përftohet nga zierja e dy gotave ujë dhe një gote oriz me nxehtësi të ulët për rreth 20 minuta.

Ujë tonik 

Uji i orizit mund të zvogëlojë poret, mbron lëkurën nga rrezet UV dhe pastron lëkurën nga qelizat e vdekura.

Lyeni një top pambuku në ujin e orizit dhe aplikojeni direkt në fytyrën tuaj. Sigurohuni që fytyrën ta keni të pastër nga makeup-i pasi ky produkt duhet të jetë i fundit që duhet vendosur në lëkurë.

Uji i orizit mund të zbehë gjithashtu shenjat e akneve. Ndonëse ky ujë nuk trajton aknet apo puçrrat, ka vetinë t’i rikthejë lëkurës pigmentin natyral duke zbehur skuqjen. Uji i orizit përmban disa vitamina dhe minerale që mund të shërojnë dhe rinovojnë lëkurën nga nga brenda jashtë.

Balsam

Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, mund të provoni të shpëlani flokët me ujë orizi në vend të balsamit.

Për këtë trajtim bukurie, ju duhet që larjen e fundit ta bëni me ujë orizi e ta lini për disa minuta. Këtë gjë mund ta përsërisni tri herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat