Një degë rozmarine dhe alkool për të hequr qafe celulitin një herë e mirë. Ja si

Mjekësi alternative

Një degë rozmarine dhe alkool për të hequr qafe celulitin një herë e mirë. Ja si

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Celuliti është i përbërë nga uji, yndyrna dhe mbeturina qelizore. Zakonisht shfaqet tek kofshët, vithet dhe krahët.

Disa nga shkaqet e celulitit:

Kafeina

Alkooli

Ushqime të skuqura

Pikërisht për ta luftuar apo dhe parandaluar celulitin, ne ju propozojmë disa metoda të thjeshta natyrore, me përbërës që mund ti blini në çdo dyqan tuajin. Ekspertët thonë se një nga zgjidhjet më të mira  kundër celulitit është përdorimi i jashtëm i alkoolit kombinuar me rozmarinën. Gjëja më e mirë me këtë ilaç, është se kjo është shumë e thjeshtë dhe e lehtë për tu bërë. Rozmarina nuk është edhe aq e vështirë për tu gjetur. Është e rëndësishme që të zgjedhim rozmarinë të pa trajtuar më parë me kimikate dhe që është rritur larg nga zonat e kontaminuara.

Shumë njerëz në mbarë botën përdorin rozmarinën e përzierë më alkool për të trajtuar këto probleme shëndetësore:
Problemet e qarkullimit të gjakut
Venat me variçe
Kundër celulitit
Dhimbje të muskujve, reumatizmi, dhimbje mesi.
Kundër humbjes së flokëve
Kundër ftohjes dhe gripit

Ja se çfarë ju duhet të bëni:

Përbërësit:
1 degëz rozmarinë e freskët me gjethe dhe lule
Alkooli (për plagët)
1 enë qelqi

Udhëzime:
Merrni degën e rozmarinës, ndajeni atë në disa pjesë të vogla dhe hidheni në një enë qelqi. Më pas shtojini alkolin dhe mbylleni tasin. Lërini së bashku për 15 ditë, në një vend të errët. Ju mund të lini atë deri në 40 ditë, por zakonisht 15 është mëse e mjaftueshme.

Si të përdorni atë?
Pas 15 ditëve, aplikojeni përzierjen në zonat e prekura nga celuliti. Nëse e përdorni çdo ditë para se të flini, të jeni të sigurt që do të habiteni nga rezultatet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat