Pse çaji dhe vera e largojnë gripin?

Mjekësi alternative

Pse çaji dhe vera e largojnë gripin?

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Përbërësit natyralë të gjetur në çaj dhe verë dihen të kenë vlera mbrojtëse që ndihmojnë rregullimin e sistemit të imunitetit që i lufton infeksionet.

Flavanoidet, të gjetura në manaferra, e që njihen për ngritje të imunitetit, ndërveprojnë me një mikrob të zorrëve që e parandalon gripin e rëndë.

“Flavanoidet, për vite, janë menduar të kenë vlera mbrojtëse që ndihmojnë në rregullimin e sistemit imunitar që t’i luftojë infeksionet”, tha autorja e këtij studimi, Ashley Steed, një pediatre nga Spitali i Fëmijëve St. Louis, në Missouri të SHBA-ve.

Ky hulumtim i ri, i bërë në Washington University School of Medicine në St. Louis, synon që t’i identifikojë mikrobet e sakta të zorrëve që mund ta sjellin mbrojtjen nga gripi.

Kështu, ata zbuluan se mikrobi “clostridium orbiscidens”kishte mjaft dobi mbrojtëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat