Harroni gurët në veshka e fshikëzën e tëmthit me këtë lëng

Mjekësi alternative

Harroni gurët në veshka e fshikëzën e tëmthit me këtë lëng

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 00:31
Ilustrim

Rëra ose gurët në veshka dhe fshikëzën e tëmthit janë gjendje e zakonshme shëndetësore e cila prek shumë persona.

Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave ose fishkëzës së tëmthit.

Por dhimbja e të pasurit gurë sjell dhimbje të mëdha.

E për të lehtësuar këto dhimbje dhe për të larguar gurët ose rërën nga veshkat ose tëmthi atëherë po ju sjellim një ilaç natyral, që nuk ka efekte anësore, dhe për më tepër është shumë efektiv.

Përbërësit:

30 gramë limon bashkë me lëkurë
30 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër,
30 gramë rrënjë të majdanozit
30 gramë sheqer ngjyrë kafe,
30 gramë mjaltë të papërpunuar

(Ose sasi tjetër, por të barabartë të të gjithë përbërësve)

Përgatitja:

Fillimisht lajeni limonin mirë, prejeni në copa dhe vendoseni në blender. Më pas qëroni rrënjët e majdanozit, prejeni dhe poashtu vendoseni në blender. Shtoni më pas mjaltin, vajin e ullirit dhe sheqerin.

Përzieni të gjitha mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Çdo mëngjes në stomak të zbrazët konsumojeni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe poashtu edhe një lugë para se të shkoni për të fjeutr. Mbajeni këtë lëng në frigorifer në një shishe qelqi.

Ky lëng është poashtu i shijshëm dhe freskues, por duhet ta keni parasysh që gjatë kohës së konsumimit të këtij lëngu, duhet të konsumoni edhe shumë ujë dhe lëngje të tjera

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat