Si të forcohet sistemi imunitar i foshnjës

Mjekësi alternative

Si të forcohet sistemi imunitar i foshnjës

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:58
Ilustrim

Nënat duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj foshnjave të tyre gjatë muajve të parë të jetës, për shkak të imunitetit të dobët.

Për të forcuar imunitetin e foshnjës, nënat mund të ndërmarrin disa veprime, të cilat do të jenë të dobishme që fëmija i tyre të rritet i shëndetshëm. 

Përveç qumështit të gjirit për të paktën një vit, nëna mund t’i japë fëmijës gjithashtu tul frutash ose perimesh të gatuara pa kripë. Një dietë e pasur me minerale e vitamina kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të foshnjës. 

Po ashtu, kosi përmban probiotikë që ndihmojnë në balancën e florës bakterale të zorrëve. 

Gjatë kësaj periudhe kohore, foshnja ka nevojë edhe për rreze dielli, për shkak të  vitaminës D, e cila është e dobishme për eshtrat e tyre që të thithin kalcium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat