Receta me rozmarinë që parandalon rënien e flokëve

Mjekësi alternative

Receta me rozmarinë që parandalon rënien e flokëve

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:13
Ilustrim

Rozmarina reziston e freskët për një kohë të gjatë.

Përveçse ka aromë shumë të mirë që ndikon në shijen e gatimeve të ndryshme, zbukuron edhe ballkonin.

Rozmarina mund të përdoret edhe si çaj porn ë rastin konkret e kemi përdorur në një maskë që ndihmon kundër rënies së flokëve.

Falë vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Receta e maskës që ju duhet ka këto përbërës:

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 ml ujë. Me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.

Pasi t’i keni lyer nuk keni nevojë t’i shpëlani. Mund ta përdorni trajtimin pas dushit, për një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat