Kemikatet që lirohen gjatë ushtrimeve ngadalësojnë rritjen e tumoreve

Mjekësi alternative

Kemikatet që lirohen gjatë ushtrimeve ngadalësojnë rritjen e tumoreve

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Ushtrimet për një kohë të gjatë janë të lidhura me rezultate më të mira për gratë që vuajnë nga kanceri  gjirit.

E një studim i zhvilluar së fundmi tregon se si realisht ndihmojnë ushtrimet.

Sipas studiuesve në Danimarkë, aktiviteti fizik i cili është i intensifikuar mjaftueshëm që të shkaktoj ndryshime në frymëmarrje, krijon lirimin e një kemikati në trupin e njeriut.

Lirimi i komponimit të quajtur catecholamines, dhe specifikisht i njërit prej përbërësve të quajtur epinephrine, ndihmon në ngadalësimin e rritjes së qelizave të tumoreve.

Autori i studimit Pernille Hojman ka thënë që ky kemikat nuk ndalon formimin e tumoreve mirëpo ngadalëson rritjen e tyre për 50%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat