Bomba me vitamina për të rritur imunitetin e fëmijëve

Mjekësi alternative

Bomba me vitamina për të rritur imunitetin e fëmijëve

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një imunitet i mirë është rezistenca e trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme prandaj është përgjegjës për shëndetin tonë të mirë.

Edhe pse barnatoret kanë shumë produkte për të forcuar imunitetin, barnat popullore janë një zgjidhje shumë më e mirë.

Kjo është e kuptueshme sepse asnjë përgatitje sintetike nga barnatoret nuk mund të zëvendësojë produktet natyrore që janë lehtësisht të disponueshme dhe shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Përgatitni këtë recetë që ndryshe njihet si bomba me vitamina që forcon imunitetin e fëmijëve.

Përbërësit:

100 gr rrush të thatë

150 gramë arra

100 gr bajame

Lëkura e dy limonëve

100 gr kajsi të thara

100 gr kumbulla të thara

1250-300 gr mjaltë

Përgatitja dhe përdorimi:

Bluani rrushin e thatë, arrat, bajamet dhe lëkurën e limonit. Në këtë përzierje hidheni lëngun e dy limonëve, më pas shtoni kumbullat dhe kajsitë e thata.

Në fund, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë.

Lëreni këtë përzierje të qëndrojë në ambient të errët për 1-2 ditë.

Për fëmijët mbi 3 vjeç, duhet të konsumojnë 1 lugë çaji në ditë, për fëmijët më të rritur, 1-2 lugë në ditë.

Përzierjen mbajeni në frigorifer!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat