Qumështi i dhisë ju sjell energji!

Mjekësi alternative

Qumështi i dhisë ju sjell energji!

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë, po cilësohet dhe qumështi i dhisë!

Për shkak të vlerave që ai posedon shpesh dhe keni dëgjuar nga metoda të gjyshërve, për përgatitjen dhe përdorimin e tij, por tashmë dhe shkenca po vërteton se qumështi i dhisë është tejet i rëndësishëm për forcimin e kockave pasi është pasur me zink dhe kalcium.

Përveç kësaj qumështi i dhisë përmbanë dhe antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë gjithnjë sistemin imunitar.

Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopes dhe ka një nivel më të ulët të alergeneve. Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat