Çaji kamomil me veti qetësuese

Mjekësi alternative

Çaji kamomil me veti qetësuese

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:25
Çaji kamomil

Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese.

Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë.

Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës.

Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët.

Efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale.

Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor.

Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve.

Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat