Tetë mënyrat për të parandaluar demencën

Mjekësi alternative

Tetë mënyrat për të parandaluar demencën

Më: 28 janar 2018 Në ora: 21:22
Ilustrim

Demenca është njëra nga sëmundje më të rrezikshme për të moshuarit dhe mund të ketë një prospekt të tmerrshëm për të afërmit e tyre.

Sëmundja karakterizohet nga probleme me të mbajturit mend, komunikim dhe në të menduar.

Studimet ende nuk kanë zbukluar shkaqet e kësaj sëmundjeje dhe as kurën.

Mjekët nuk janë të sigurt për metodat e parandalimit të demencës, por zakonisht përmendin ushtrimet, ndryshimin e dietës për të ulur faktorët e rrezikut. 

Care home Forest Healthcare në Angli përfshin disa metoda, të cilat ndihmojnë për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Gjumi i mirë

Gjumi me ndërprerje dhe pagjumësia kohët e fundit janë sugjeruar si faktorë rreziku për demencën. Ushtrimet e rregullta dhe dieta e shëndetshme mund të përmirësojnë gjumin. Nëse keni probleme me gjumin flisni me mjekun tuaj.

Përdorni omega-3

Yndyrat omega-3 redukton rrezikun nga demenca. Salmoni dhe sardinet kanë përqindje të lartë të DHA, kështu që bëni peshk për darkë të paktën dy herë në javë. Arrat dhe farat po ashtu janë të pasura me omega-3 dhe kanë shije të mirë kur ia shtoni mëngjesit tuaj.

Ushtroni në mënyrë të rregullt

Stërvitjet e rregullta ndikojnë në parandalimin e demencës. Rekomandohen ushtrime tri deri në katër herë në javë për të ulur rrezikun nga sëmundje e zemrës, i cili është një faktor për zhvillimin e demencës. 

Mbikëqyrni peshën tuaj

Tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti i tipit 2 shkaktohen zakonisht nga mbipesha dhe janë të ndërlidhura me shkaktimin e demencës. Nëse jeni të shqetësuar mbi peshën tuaj, atëherë pyesni mjekun për peshën tuaj ideale dhe filloni të humbisni në peshë përmes ushtrimeve.

Mos pini duhan

Studimet e fundit zbulojnë se duhanpirësit mbi moshën 65-vjeçare janë 80 për qind më shumë të ekspozuar nga rreziku i zhvillimit të demencës se sa jo duhanpirësit.

Ndalimi i pirjes së duhanit ndikon në mushkëri, qarkullim më të mirë të gjakut në tru, e cila ju bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Bëni jetë aktive sociale

Vetmia është e ndërlidhur me shenjat e hershme të demencës dhe aftësive kognitive, gjë e cila është e rëndësishme për t’u përshtatur me shoqërinë. Bëhuni pjesë e një grupi aktiv të ushtrimeve, kaloni kohën më shumë me njerëzit tjerë, pasi do të keni përfitime për trupin dhe mendjen.

Stimuloni mendjen tuaj

Mësimi i vazhdueshëm dhe stimulimi i mendjes suaj në jetën e mëvonshme mund të ndihmojnë për të parandaluar demencën. Mësoni një gjuhë të re, instrumente muzikore ose artizanale, pasi do të ndihmojnë për të ruajtur kujtesën tuaj.

Largoni stresin

Stresi kronik është armiku numër një i trurit dhe mund të shkaktojë demencë në pleqëri. Aktivitete të rregullta relaksuese si leximi i qetë, ushtrimi i lehtë ose dëgjimi i muzikës qetësuese dhe madje meditimi mund të bëjnë mrekulli për nivelin tuaj të stresit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat