Konsumoni çajin e pelinit kundër viruseve e kancerit - Bota Sot
Konsumoni çajin e pelinit kundër viruseve e kancerit

Mjekësi alternative

E enjte, 24 maj 2018

Konsumoni çajin e pelinit kundër viruseve e kancerit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Bima e Pelinit e njohur edhe si bima e Artemisias haset në gjendje të egër edhe në Shqipëri. Ajo ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë tradicionale, ndërkohë që çajrat e përgatitur nga gjethet e thara të kësaj bime janë përdorur për trajtimin e temperaturës. Kjo bimë ka një shije të hidhur, megjithatë vlerat e saj shëndetësore janë të fuqishme.

Disa prej studimeve më të fundit kanë zbuluar se kjo bimë përmban një substancë të njohur si artemisinë, e cila parandalon zhvillimin e një sërë virusesh përfshirë herpesin, apo hepatitin B dhe C. Shkencëtarët janë, gjithashtu, të angazhuar në studimin e një substance tjetër të kësaj bime të njohur si ‘thujon’ që rezulton të jetë antioksidant shumë i fuqishëm.

Ekstraktet e kësaj bime përdoren për uljen e temperaturës dhe për fuqizimin e sistemit imunitar. Së fundmi, aftësitë qetësuese të këtyre ekstrakteve janë përdorur edhe në terapi të shumta aromash. Pelini përdoret, gjithashtu, edhe në industrinë e parfumerisë dhe për shumëfishimin e shijes dhe aromave të pijeve dhe verërave.

Ndërkaq, disa studime të tjera kanë zbuluar lidhje mes dy prej substancave përbërëse të kësaj bime: artemisina dhe artesunate në luftën kundër kancerit. Kjo bimë ka potencial të fortë në trajtimet terapeutike dhe parandaluese kundër tumoreve.

Çaji i Pelinit apo Artemisias është një kurë tradicionale bimore që mendohet të përmirësojë sistemin imunitar dhe të qetësojë mendjen. Në shumë raste, çajrat e tillë konsumohen nga njerëzit që zgjedhin kurat bimore në vend të pilulave farmaceutike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test