7 arsyet pse duhet të konsumoni manat Goji

Mjekësi alternative

7 arsyet pse duhet të konsumoni manat Goji

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:00
Foto Ilustrim

Ekzistojnë disa fruta, perime dhe bimë unike, të cilat konsiderohen si super-ushqime dhe një prej tyre janë manat Goji! Keni dëgjuar për to?

Manat Goji janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për mijëra vite. Këto fruta të shijshme të kuqe ishin të preferuarat e murgjve, të cilët i përdornin ato për të ndihmuar praktikat e meditimit dhe për të arritur nivele të larta të vitalitetit, jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë.

Më poshtë janë të renditura disa nga arsyet pse duhet konsumuar goji:

1. Përgjithmonë të rinj

Çdo ditë trupi ynë “sulmohet” nga radikalët e lirë. Këto komponime krijojnë dëmtime të ADN-së në qeliza dhe kontribuojnë gjerësisht në procesin e plakjes.

Antioksidantët e frutit goji janë luftuesit më aktiv të radikaleve të lirae. Në përbërje të tyre ka gjithashtu aminoacide dhe minerale të tjera që mund të ndihmojnë trupin në procesin e rigjenerimit të qelizave. Përfitimet potenciale përfshijnë lëkurë më të fortë, inflamacion të zvogëluar, më pak rrudhave etj.

2. Mbrojnë kujtesën  

Manat Goji janë tepër efektive në mbrojtjen e kujtesës dhe luftojnë çrregullimet degjenerative të tilla si sëmundja Alzheimer. Këto tipare duket se i atribuohen niveleve të larta të kalciumit dhe vitaminave B brenda frutave.

3. Rigjenerojnë muskujt

Goji-t janë përdorur për shekuj me radhë për rigjenerimin dhe forcimin e muskujve. Ato ndihmojnë në parandalimin e prodhimit të tepërt të acidit laktik dhe mbështesin funksionimin e mëlçisë, i cili është i lidhur ngushtë me rigjenerimin e muskujve, pasi një mëlçi e shëndetshme është në gjendje të eliminojë acidin laktik të depozituar nga indet e muskujve.

4. Mbrojnë shëndetin e zemrës

Vitaminat dhe mineralet e gjetura në goji nxisin shëndetin e muskujve dhe filtrojnë gjakun, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëfunksionimin e zemrës. Për më tepër, studimet kanë treguar se përmbajtja antioksiduese e tyre ka potencial të ruaj qelizat e kuqe të gjakut.

5. Rrisin energjinë

Goia-t  përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në nxitjen e metabolizmit, ato gjithashtu mund të kontribuojnë në reduktimin e lodhjes kronike dhe rritjen e niveleve të energjisë.

6. Detoksifikon mëlçinë

Goji-t përmbajnë një shumëllojshmëri të përbërjeve kimike të njohura si "betainet", të cilat reduktojnë depozitat yndyrore në mëlçi.

Studimet kanë zbuluar se betaine mund të jetë e dobishme në ruajtjen e shëndetit të mëlçisë kundër hepatotoksinave, siç janë etanoli dhe tetrakloridi i karbonit. Këto substanca toksike, të cilat shkaktojnë dëmtime të rënda të mëlçisë, shpesh hyjnë në trup nëpërmjet ilaçeve të caktuara me recetë ose nëpërmjet konsumit të pesticideve nga ushqimi që nuk rritet organikisht.

7. Lufton kancerin

Goji-t ndihmojnë në procesin e rimëkëmbjes së pacientit të diagnostikuar me kancerit. Studime të kryera gjatë viteve të fundit konstatojnë efektivitetin e ekstraktit të goji-t, në luftën kundër qelizave tumorale brenda trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat