Metoda natyrale si t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve - Bota Sot
Metoda natyrale si t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve

Mjekësi alternative

E martë, 22 maj 2018

Metoda natyrale si t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Ndonjëherë ne zgjohemi pas një gjumi të mirë që kemi bërë gjatë natës dhe gjëja e parë që shohim janë rrathët e zinj poshtë syve.

Dermatologët thonë se me kalimin e viteve, lëkura jonë e humbet aftësinë për rigjenerim e cila çon në rritjen e dukshmërisë së rrathëve të zinj poshtë syve.

Ne mund t’i mbulojmë përkohësisht ato përmes grimit por kjo nuk do të ndihmojë në eliminimin e problemit për kohë të gjatë.

Më poshtë janë disa këshilla dhe truqe që nuk ju kushtojnë shumë para dhe nuk do t’iu marrin shumë kohë në mënyrë që problemin me rrathët e zinj poshtë syve ta harroni një herë e përgjithmonë.

Trangull + patate +mjaltë  + xheli Aloe Vera

Patatet ndihmojnë në transferimin e antioksidantëve siç është vitamina C në lëkurë.

Ato gjithashtu përmbajnë enzima që ndihmojnë që lëkura jonë të shkëlqejë.

Mjalti ka veti anti-inflamatore që zvogëlon paraqitjen e rrathëve të zinj dhe gjithashtu zbut dhe hidraton lëkurën.

Aloe vera gjithashtu ka veti anti-inflamatore, anti-bakteriale dhe shëruese që vepron sikur “magji” për rrathët e zinj.

Receta

Grini 1 trangull dhe 1 patate. Shtrydheni këtë masë që të fitoni lëng.

Në lëngun e përfituar, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë.

Më pas, shtoni edhe 1 lugë gjelle xhel aloe vera dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë.

Para se këtë maskë ta aplikoni në fytyrë, lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta në frigorifer.

Në zonën e rrathëve të zinj, maskën mbajeni për 15 minuta. Maska mund të qëndrojë në frigorifer për 5 ditë.

Vitamin E + lëng trëndafili

Lëngu i trëndafilit ushqen dhe rigjeneron lëkurën natyrshëm duke i bërë rrathët e zinj poshtë syve më pak të dukshëm.

Receta:

Përzieni një kapsulë të vitaminës E dhe 4-5 pika të lëngut të trëndafilit.

Vendoseni këtë maskë në zonën poshtë syve dhe lëreni të qëndrojë gjithë natën.

Të dy këta përbërës bëjnë që lëkura poshtë syve të jetë e hidratuar dhe më e shëndetshme e të duket plot shkëlqim.

Majdanoz + domate

Majdanozi ka aftësi të mahnitshme në ndriçimin e lëkurës dhe është i mrekullueshëm për të eleminuar rrathët e zinj poshtë syve.

Receta:

Merrni pak gjethe majdanozi.

Një domate shtypeni derisa të krijoni një pure.

Vendosni gjethet e majdanozit dhe puren e domateve në blender dhe përzieni mirë.

Merrni dy pambukë dhe vendosni në këtë përzierje. Shtrydhni pambukët dhe vendosni poshtë syve.

Lëreni të qëndrojnë për 30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test