Celularët pa portin për kufje janë këtu (Foto)

Mobile

Celularët pa portin për kufje janë këtu (Foto)

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 17:44
Ilustrim

Porti 3.5mm i kufjeve të cilin e kemi njohur për 50 vitet e fundit, është duke u larguar ngadalë nga të gjithë celularët.

Apple pritet që ta largojë atë në iPhone-in e ri, në mënyrë që të hapë rrugë për një dizajn më të hollë të celularit.

Por, celularët si Moto Z dhe Moto Z Force i Lenovo dhe LeEco i Kinës tashmë e kanë larguar portin për kufje.

Përdoruesit do të duhet të dëgjojnë muzikë në këta celularë duke përdorur kufje që kanë kabllo të USB, me wireless ose bluetooth.

Dhe nëse keni dëshiruar të shihni se si duket një celular pa këtë port, mund t'i shihni fotot e Moto Z më poshtë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat