OnePlus lanson versionin Gold të OnePlus 3

Mobile

OnePlus lanson versionin Gold të OnePlus 3

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 08:39
OnePlus 3

Versioni i arit të OnePlus 3 është i gatshëm për shitje, një muaj pasi kjo pajisje është lansuar.

OnePlus 3 me ngjyrë të artë do të dal në shitje që nga sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë është bërë traditë që telefonat e mençur të vijnë me version të artë pasi kompanitë si Apple, Samsung dhe HTC deri tani kanë sjellur pajisje të tilla.

Pas SHBA-ve, OnePlus 3 i artë do të lansohet edhe në Britani të Madhe, Hong Kong dhe Kanada më datën një gusht. Blerja e kësaj pajisje mund të bëhet online përmes uebit zyrtar të kompanisë, www.Oneplus.net.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat