Apple me një njoftim të rëndësishëm, që është lajm i keq për rivalët

Mobile

Apple me një njoftim të rëndësishëm, që është lajm i keq për rivalët

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 23:02
iPhone

Drejtuesi i kompanisë me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka dhënë një lajm të rëndësishëm, që do t’i bëjë xhelozë rivalët e Apple.

Tim Cook ka njoftuar se në nëntë vitet e fundit, janë shitur një miliard iPhone.

“iPhone është bërë një nga produktet më të rëndësishme dhe të suksesshme në histori, që mund të konsiderohet si një shoqërues i përhershëm i njeriut”, ka thënë Cook para stafit dhe medieve, në njësinë qendrore të kompanisë.

“Tashmë në jetën dhe në mendimet tona, është i përfshirë iPhone, duke na shoqëruar në çdo gjë që bëjmë. Gjatë javës që po e lëmë pas, e kaluam edhe një rekord, duke e shitur edhe iPhonin e një miliardtë”!

Duke falënderuar klientët, ai ka premtuar se kompania është duke punuar në modele të reja që janë shumë inovative dhe të qëndrueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat