Del në shitje Samsung Galaxy Note7

Mobile

Del në shitje Samsung Galaxy Note7

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 10:11
Galaxy Note7

Kompania e Koresë së Jugut – Samsung ka njoftuar këtë të premte përmes një deklarate për shtyp daljen në treg të Samsung Galaxy Note7. Po ashtu Samsung ka zbuluar edhe listën e vendeve ku Samsung Galaxy Note7 ka dal zyrtarisht në shitje.

Lista përfshin SHBA-në, Kanadanë, Meksikën, Puerto Ricon, Australinë, Zelandën e Re, Singaporin, Tajvanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë.

Sa i përket Evropës, Galaxy Note7 është vendosur që të lançohet zyrtarisht më 2 shtator, përveç shteteve Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Ukrainë – ku lançimi është shtyrë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat