Motorola së shpejti me Moto Z

Mobile

Motorola së shpejti me Moto Z

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 08:59
Motorola

Motorola Mobility mund të prezantojë një anëtar të ri në familjen e telefonave Moto Z.

Kjo pajisje do të quhet Moto Z Play, dhe së fundmi është parë verzioni i bardhë i pajisjes në disa foto të lansuara.

Pajisja nuk do të jetë e rangut të lartë si Moto Z Droid dhe Moto Z Force Droid që tashmë janë në tregun amerikan.

Moto Z Play ka sensorin e gishtërinjëve në anën e përparme dhe një kamerë të rrumbullakët me blic dual LED në anën e pasme.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë ekranin 5.5 inç me rezolucione prej 1080p, procesorin Qualcomm Snapdragon 625, RAM memorien prej 3GB, baterinë prej 3300 mAh dhe hapësirën ruajtëse prej 32 ose 64GB.

Moto Z Play punon me Android Marshmallow mirëpo mund të përditësohet në Android 7.0 Nougat së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat