Apple nuk do të ketë iPhone 7 Pro…

Mobile

Apple nuk do të ketë iPhone 7 Pro…

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 07:49
iPhone 7 Pro

Spekulimet e deritanishme që kanë qarkulluar rreth pajisjeve të reja nga Apple kanë sugjeruar se kompania do të sjell tri modele të iPhone, duke përfshirë edhe iPhone 7 Pro.

Ndërkohë, sipas një raporti të ri bëhet e ditur se Apple do të lansojë vetëm dy pajisje, iPhone 7 me ekran 5 inç dhe 7 Plus me ekran prej 5.5 inç.

iPhone-ët e ri do të vijnë me një numër përditësimesh dhe tiparesh të reja që përfshijnë procesorin A10 dhe RAM memorien prej 3GB.

Specifikat tjera të pajisjeve poashtu pritet të jenë ekranet me rezolucione të përmirësuara dhe kamerat e reja. iPhone 7 pritet të ketë kamerë 12 megapikselësh ndërsa iPhone 7 Plus kamerë dyshe prej 12 megapikselëve.

Të dy pajisjet do të funksionojnë përmes sistemit të ri operativ të Apple, iOS 10.

Këto pajisje pritet të lansohen muajin tjetër dhe të dalin në shitje më 16 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat