Android Nougat vjen në telefonat Nexus!

Mobile

Android Nougat vjen në telefonat Nexus!

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 08:55
Android 7.0 Nougat

Google ka njoftuar se do të fillojë lansimin e Android 7.0 Nougat në pajisjet Nexus.

Përditësimi do të lëshohet gjatë javëve të ardhshme në Nexus 6, Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus 9, Nexus Player, Pixel C dhe General Mobile 4G. Versionin e ri të Android do t’a marrin edhe pajisjet që janë në programin beta të këtij sistemi.

“Android Nougat reflekton input prej mijëra adhuruesve dhe zhvilluesve prej të gjitha vendeve të botës. Rreth 250 tipare të rëndësishme do të jenë në Android Nougat, përfshirë edhe tiparet kryesore për të cilat përdoruesit janë më të ngazëllyer.” – thuhet në deklaratën mediatike nga Google.

Për më shumë detaje rreth Nougat mund të vizitoni faqen zyrtare të Android. Pajisja e parë e re e cila do të funksionoj me Nougat do të jetë LG V20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat