Ja kur do të prezantohen iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

Mobile

Ja kur do të prezantohen iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:51
iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

Apple ka dërguar ftesat zyrtare për prezantimin e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus që do të mbahet më 7 shtator në San Francisko.

Kompania poashtu do të ofrojë transmetim të drejtpërdrejt të ngjarjes e cila do të mund të shikohet vetëm përmes pajisjeve Mac, Apple TV ose ndonjë pajisje tjetër që punon me iOS.

Sipas disa informacione , pritet që iPhone i ri të ketë procesorin A10, RAM memorien prej 3GB dhe një model të ri me 256GB hapësirë ruajtëse.

Apple pritet të përmirësojë edhe kamerat në iPhone-ët e ri. iPhone 7 vjen me kamerë 12 megapiksel dhe tiparin e stabilizimit të imazhit ndërsa iPhone 7 Plus pritet të ketë kamerën dyshe po ashtu prej 12 megapikselëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat