Tashmë dihet gjithçka rreth iPhone 7

Mobile

Tashmë dihet gjithçka rreth iPhone 7

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 17:42
iPhone 7

iPhone i ri do të jetë më i shpejtë, do të vijë në ngjyra të reja, do të ketë altoparlantë të ri dhe më shumë, thuhet sipas një raporti të ri.

Raporti vjen nga KGI Securities dhe duket se zbulon pothuajse gjithçka rreth iPhone 7, i cili pritet të publikohet në një ngjarje të veçantë këtë javë.

iPhone i ri do të vijë në dy ngjyra të reja – dhe më nuk do të vijë në ngjyrën klasike të hirtë. Në vend të saj, Apple do të sjellë një celular “të zi” së bashku me një “të zi të errët”, thuhet sipas raportit.

Celulari do të ketë një përmirësim të madh me çipin A10 i cili do ta fuqizojë atë. Kjo nënkupton rritje dramatike të shpejtësisë së celularit.

Ndoshta ndryshimi më i madh në celularin e ri do të jetë kamera prapa, për shkak të teknologjisë së re me lente të dyfishta dhe zmadhimin optik që së bashku do të ofrojnë një fotografi shumë më të mirë.

Me këto mundësi, celulari do të jetë në gjendje që të kapë fotografi shumë më të mira në errësirë, thuhet sipas raportit. Dhe ndryshimi më kontrovers do të jetë largimi i portit të kufjeve. Raporti i ri hedh dritë mbi atë se çfarë do të ndodh me të vërtetë dhe se si Apple do të fitojë përdorues: duke përfshirë kufje të cilat futen në portin e mbushjes së celularit duke përfshirë një adapter i cili do të mundësojë që edhe kufjet tradicionale të përdoren në iPhone. 

Largimi i portit për kufje thuhet se do ta bëjë celularin më të qëndrueshëm ndaj ujit, duke u liruar nga pjesët kryesore në të cilat mund të futet uji. Kjo do të bëjë që Apple të shesë celular me një vlerësim të njëjtë të qëndrueshmërisë ndaj ujit si Apple Watch – që teorikisht mund të qëndrojë nën një metër ujë për 30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat