“LG” prezanton modelin më të ri të smartfonëve

Mobile

“LG” prezanton modelin më të ri të smartfonëve

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 23:42
LG

“LG” ka prezantuar smartfonin e ri, V20. Produkti më i ri i “LG” operon më softuerin më të ri Android të “Google”-it, “Nougat” dhe synon të tërheqë interesin e përdoruesve që preferojnë fotot dhe videot.

Softueri “Nougat” është i disponueshëm si përditësim falas në disa prej telefonave “Google” nën markën “Nexus”.

V20 premton cilësi më të lartë të audios dhe reduktim të zhurmave në sfond. Njësoj si G5, modeli paraardhës, V20 ka kamera të dyfishtë, njëra për fotot e zakonshme dhe tjetra për ato me kënd më të gjerë.

Ndryshe nga shumica e smartfonëve, V20 ka bateri të zëvendësueshme.

Ky model pritet të hidhet në treg në Korenë e Jugut brenda këtij muaji, por kompania nuk e ka bërë të ditur çmimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat