iPhone 7 nuk i ka mahnitur aq njerëzit, ja pse

Mobile

iPhone 7 nuk i ka mahnitur aq njerëzit, ja pse

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 21:25
iPhone 7

Pas shumë pritjeve, i shumëprituri iPhone 7 u lansua javën e kaluar – por celulari i ri duket se nuk u la shumë përshtypje përdoruesve të Apple.

Së pari për shkak se veçoritë e tij veç se ishin bërë të njohura në internet në bazë të spekulimeve, dhe së dyti, edhe pse veçoritë janë të mira, ato nuk janë diçka që përdoruesit nuk i kanë përdorur ose parë më herët.

Që të dy – iPhone 7 dhe 7 Plus – nuk morën përgjigjen që pritej.

Edhe pse lansimi i celularit mendohej të ishte një risi e madhe nga Apple, celulari nuk e dëshmoi këtë, sepse kur flasim për specifikat, celularët kanë të njëjtin ekran dhe rezolucion si paraardhësit.

Po, modeli Plus ka kamerë 12MP, bateri që e mban më gjatë dhe një procesor A10, por këto nuk janë diçka interesante. Shumica e këtyre veçorive – si qëndrueshmëria ndaj pluhurit, ujit dhe kamera e dyfishtë – tashmë veçse janë pjesë e shumë pajisjeve të Android.

Ekspertët kanë opinione të ndryshme në lidhje me celularin e ri të Apple. Anshul Gupta, ekspert i teknologjisë nga Gartner thotë: “Veçoritë e prezantuara nga Apple janë parë në pajisjet ekzistuese, kështu që nuk ka diçka të re apo interesante. Këto janë veçori që tashmë janë testuar në pajisje të tjera dhe që njerëzit i kanë vlerësuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat