Rekord shitjesh të iPhone 7 ende pa dalë në treg, rradhë pa fund në botë

Mobile

Rekord shitjesh të iPhone 7 ende pa dalë në treg, rradhë pa fund në botë

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:20
iPhone 7

Një lajm i keq për të gjithë adhuruesit e ‘Apple’. Kush nga klientët nuk ka pasur mundësi që të porosis online “iPhone 7 Plus” dhe “iPhone 7 Jet Black” do t’i duhet të pres presë disa javë për të pasur mundësinë që të pajiset me smartfonin e Mollës. 

“Gjatë fazës së paraporsive online, sasia fillestare e iPhone 7 Plus në të gjitha ngjyrat, dhe model iPhone 7 Jet Black janë mbaruar dhe nuk do të jenë të disponueshëm nëpër dyqane”, thuhet në këtë njoftim.

iPhone e rinj janë shitur në fazën e paraporsive online në një kohë rekord e për këtë arsye ka mbetur vetëm  një sasi e limituar e modeleve iPhone 7 ngjyrë argjendi, floriri, floriri rozë dhe të zi opak do të jenë në dispozicion të klientëve që do të paraqiten në dyqanet Apple.

Megjithatë nuk mungojnë edhe këtë herë, në gjithë botën, personat që mbajnë rradhën para një “Apple Store”. Ka dhe nga ata persona që nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale lajmërojnë se e shesin ‘radhën’ e tyre kundrejt një pagese të majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat