“iPhone 7” ka një problem?

Mobile

“iPhone 7” ka një problem?

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 14:14
Iphone

Pak ditë nga prezantimi i modelit më të fundit të “iPhone”-it të ri, përdoruesit kanë sinjalizuar një problem të aparatit që mban numrin 7. Produkti më i ri i “Apple”-it ka një zhurmë në formë fishkëllime sidomos në rastet kur procesori është shumë i ngarkuar.

Rasti i parë është denoncuar nga përdoruesi Stephen Hackett, i cili ka postuar në “Youtube” një video në të cilën dëgjohet ky problem.

Vetë kompania nuk e ka komentuar këtë fakt por sipas faqes “Gizmondo”, i ka ofruar përdoruesit një telefon të ri.

Megjithatë, edhe në rast se ky defekt është i pranishëm te të gjitha aparatet, ekspertët mendojnë se ai nuk shkakton probleme për sigurinë e pajisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat