iPhone 6s me antenë shumë të dobët, krahasuar me rivalët!

Mobile

iPhone 6s me antenë shumë të dobët, krahasuar me rivalët!

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 00:22
iPhone

Gert Frolund Pedersen, profesor në Universitetin e Aalborg në Danimarkë u bë fillimisht i njohur me skandalin “iPhone4 Antennagate”. Që atëherë, ky ekspert ka studiuar me kujdes të shtuar antenat e të gjithë telefonave, e sidomos atyre të brendeve të njohura dhe performancën e tyre.

Marrja e sinjalit nga Apple iPhone 6s, ka qenë e fundit nga testimet e tij të këtij lloji dhe gjetjet nuk janë fare të kënaqshme.

Pedersen krahasoi iPhone 6s me një mori telefonash të gjeneratës së fundit, përfshirë iPhone6, Samsung Galaxy S6 dhe Sony Xperia Z5 Compact. Ky test matë performancën e antenave në frekuencën GSM 900 në decibel milivat. Kjo frekuencë përdoret më së shumti për realizimin e thirrjeve dhe është frekuencë mbështetëse për shumë vende që përdorin GSM’në.

Ky test është realizuar në një mjedis rezistent ndaj radiovalëve dhe prej 37 telefonave të testuar, iPhone 6s është në vendin e 30 me -93.0dBm. Samsung Galaxy S6 është pothuajse në krye të tabelës – në vendin e katërt me -97.8dBm, ndërsa Sony Xperia Z5 Compact është në vendin e dhjetë.

Derisa numrat duken relativisht afër me njëri tjetrin, kjo s’është çështja. Decibel është një njësi logaritmike, ku -100db është 10 herë më i mirë se -90db. Kjo do të thotë, se Galaxy S6 e bën pranimin e valëve tre herë më mirë sesa iPhone 6s.

Problemi me pranimin e sinjalit nga telefonat, sipas Pedersen, është madhësia e antenave brenda. Tani, prodhuesit janë duke e vendosur vëmendjen e tyre në madhësinë e ekranit dhe të kapacitetit të baterisë dhe nuk kanë lënë hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e një antene më të madhe.

Mungesa e antenës adekuate shkakton marrjen e dobët të sinjalit të valëve dhe të internetit në mobil, i cili shkaktohet nga telefoni e jo nga operatorët që i ofrojnë këto shërbime.
Kjo është lista e plotë e telefonave dhe rankimi i tyre sipas kësaj analize.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat