Përdorimi i touchscreen ju ndryshon trurin

Mobile

Përdorimi i touchscreen ju ndryshon trurin

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 19:03
Ilustrim

Truri i njeriut modifikohet ne mënyrë te përditshme nga përdorimi i smartphone-eve dhe tablets, ne mënyrë te veçante për shkak te lëvizjes se shpejte dhe frekuente te gishtave.

Me këtë përfundim ka dale një studim i Universitetit te Zurich-ut ne Zvicër, i cili ka analizuar ndikimin qe ka ne trurin e njeriut shkathtësia e lëvizjes se gishtave ne touchscreen-in e smartphone-eve. Ne fakt çdo rajon dhe pjese e trupit ka një zone përgjegjëse ne trurin e njeriut, me saktësisht ne korteksin sensomotor te tij. Kështu per shembull, tek violinistet, kjo zone është shume me e gjere se sa tek personat e tjerë. Pikërisht këtë zone kane studiuar edhe kërkuesit zvicerane ne 37 persona, 26 prej te cilëve ishin përdorues te smartphone-ve me touchscren dhe 11 ishin përdorues te celulareve te zakonshëm. Përmes encefalogramës, ata vunë re ndryshime te konsiderueshme kjo zone ne personat e te dy grupeve.

“Teknologjia digjitale qe përdorim ndikon dukshëm ne përpunimin sensorial te trurit, madje ne përmasa te pa imagjinueshme”, thotë një prej autoreve te kërkimit, Arko Ghosh. Aktiviteti kortikal ndikohet nga frekuenca e përdorimit te iphone-eve. Sa me shume përdoruesit te kishin kaluar ne përdorim smartphoe-t, aq me te dukshme ishin gjurmët ne tru, veçanërisht ne pjesën kortikale qe i korrespondonte asaj te gishtit te madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat