Eksplodon edhe iPhone 7, por është rast i izoluar!

Mobile

Eksplodon edhe iPhone 7, por është rast i izoluar!

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 13:48
iPhone 7

Galaxy Note 7 duket se ka eksploduar në të gjitha anët për shkak të një problemi me baterinë e pajisjes ndërsa tani duket se edhe një tjetër kompani ka problemin e njejtë.

Së fundmi ka pasur raporte të ngjashme edhe për telefonin e ri të Apple. Si duket, një iPhone 7 ka eksploduar në Kinë pa kurrëfar arsye. Le të shpresojmë se ky incident është i vetmi dhe nuk do të startojë një trend të ri të eksplodimeve.

Ende nuk ka detaje se si ka ndodhur incidenti. Një abonues në Reddit ka postuar disa foto të iPhone 7 të eksploduar pa njoftuar rreth mënyrës së eksplodimit.

Apple nuk ka komentuar për këtë ngjarje dhe mund të mos komentoj fare për shkak se ky mund të jetë një incident i izoluar tash për tash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat