Whatsapp vjen me një tjetër risi

Mobile

Whatsapp vjen me një tjetër risi

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:25
Whatsapp

Në update-in e ri të Whatsapp është shtuar diçka më e fuqishme, që mund të përdoret në bisedat e grupeve ose në ato personale.

Whatsapp sapo futi në përdorim një sërë vetish të kamerës me të cilat njerëzit mund të argëtohen.

Ato përfshijnë mjete që ju lejojnë të vizatoni tek fotot para se t’ia dërgoni dikujt dhe gjithashtu të shtoni emoji tek to. Përfshijnë gjithashtu dhe një mënyrë të re për të shtuar njerëz në biseda që vjen si ndihmë për këdo që përdor Whatsappin për të organizuar gjithçka.

Vetitë e reja të kamerës ishin lancuar që më parë dhe punojnë me një ngjashmëri të pabesueshme si filtrat e rrjetit social Snapchat.

Përveç mjeteve për të pikturuar, kamera e përparme ka një blic i cili përdor dritën e kamerës dhe gjithashtu aftësinë për t’u futur dhe për të zmadhuar me një gisht foton duke përfshirë dhe vetinë për të ndryshuar kamerat nga e pasmja tek e përparmja dhe anasjelltas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat