BlackBerry lançoi DTEK60, një telefon elegant me kosto 499 dollar

Mobile

BlackBerry lançoi DTEK60, një telefon elegant me kosto 499 dollar

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 00:53
BlackBerry

BlackBerry lançoi ditën e sotme telefonin e shumëpërfolur dhe të tretin me sistemin operativ Android, DTEK60. Telefoni mund të blihet që në këtë moment nga shopblackberry.com me kosto fillestare 499 dollar në 8 shtete: Kanada, Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Hollandë, Britani dhe SHBA.

Ashtu si DTEK50 ishte një Alcatel Idol 4 i ribranduar, DTEK60 është një TCL 950, një telefon i prodhuar nga një kompani kineze. Telefoni i ri funksionon me Android Marshmallow së bashku me mjetet e sigurisë, privatësisë dhe produktivitetit të BlackBerry.

img_1593

Në aspektin e harduerit telefoni ka ekran 5.5 inç Quad HD me rezolucion 2560×1440 piksel, procesor Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme, bateri 3,000 mAh, 21 megapiksel kamër të pasme dhe 8 megapiksel kamër frontale.

Peshon 165 gram dhe është telefoni i parë i kompanisë me skaner të shenjave të gishtërinjve i vendosur në kapakët e pasëm. Bateria është e paisur me teknologjinë e karikimit të shpejtë 3.0.

img_1614

Për nga dizajni telefon merr tipare të shumta të Alcatel Idol 4S por me harduer më të fuqishëm. Aplikacioni i kamerës arrin të prodhojë foto të shkëlqyera duke ruajtur integritetin e fotove edhe në ambjente me dritë të pakët.

DTEK60 vjen me lançuesin stock të Android dhe aplikacionet personale të BlackBerry si Hub, Tasks, Notes, Calendar, Contatcs, Device Search dhe Password Keeper të cilët ofrohen edhe për telefonët e tjerë Android.

holding_dtek60_2_bottom_w648px

BlackBerry tenton të ruajë stilin e dizajnit të aplikacioneve të saj edhe në Android. Rast konkret është tastiera e cila karakterizohet nga unikaliteti i saj.

Njerëzit janë vazhdimisht të shqetësuar për privatësinë dhe sigurinë e tyre e rrallë herë janë të prirur të paguajnë për të. Sot BlackBerry po ofron më shumë se kaq. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat