Huawei ka deklaruar planet për përditësimin Android Nougat për telefonët e tyre të mençur.
Përditësimi do të fillojë në tremujorin e parë të 2017-tës, me telefonat Huawei Mate 8 dhe P9 që do të jenë të parët, duke u ndjekur nga P9 Plus, P9 lite, Nova, dhe Nova Plus.
EMUI 5.0 i ri, deklaron Huawei, është më efikas, i sigurt, dhe i përshtatshëm me përdoruesin.
Ai “në mënyrë të konsiderueshme e ul numrin e hapave që duhet për të arritur funksionet e dëshirueshme,” thotë kompania në një deklaratë për shtyp, duke shtuar “për më tepër, përdoruesit mund të arrijnë 90% të funksioneve kyçe në vetëm 2-3 klikime.”
Huawei P9, P9 Plus, P9 lite ose Mate 8 me shumë gjasa do të jenë pjesë e testimeve beta. (PCWorld Albanian)