Publikohet fotoja e parë e Samsung Galaxy S8

Mobile

Publikohet fotoja e parë e Samsung Galaxy S8

Më: 6 janar 2017 Në ora: 07:39
Samsung Galaxy S8

Në internet ka qarkulluar një foto e të shumëpriturit Samsung Galaxy S8. Nuk dihet akoma nëse ajo është fotoja zyrtare e nxjerrë nga kompania prestigjioze Samsung por një gjë është e sigurt, ky telefon do jetë i mahnitshëm.

I postuar në një blog kinez besohet se S8 do vije më një ekran të lakuar poshtë.

Butoni Home dhe çelësat e navigimit do zhduken tërësisht duke i shtuar një skaner për të identifikuar gjurmën e gishtit nën xhamin e pasmë të telefonit.

Për shumë përdorues të Samsung, Galaxy S8 nuk është vetëm telefoni i ardhshëm i markës së tyre të preferuar por një shpagim për poshtërimin që pati Galaxy Note 7.

S8 ka qenë telefoni celular më i përfolur i vitit 2016 megjithëse nuk besohet të lançohet para shkurtit të viti 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat