Nokia prezanton celularin e ri

Mobile

Nokia prezanton celularin e ri

Më: 8 janar 2017 Në ora: 20:11
Nokia

Në dhjetor, Nokia njoftoi se do t’i rikthehet biznesit të celularëve në vitin 2017 me një celular të ri Android.

Kompania tashmë e ka konfirmuar këtë, duke e lansuar Nokia 6 vetëm në Kinë.

HMD Global, një kompani finlandeze që u themelua për të krijuar celularë nën emrin e Nokia, bëri të ditur përmes JD.com se celulari do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë.

Kompania theksoi se celulari ka një ekran 2.5D Gorilla Glass, një procesor Qualcomm Snapdragon 430, 4GB RAM dhe hapësirë prej 64GB. Celulari ka gjithashtu edhe kamerë përpara 8MP dhe kamerë prapa 16MP.

Celulari do të kushtojë diku rreth 250 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat